Malisheva rikthen Senad Alirifën
BKT
Sport

Malisheva rikthen Senad Alirifën

Uran Krasniqi / RTKLive

Senad Alirifa është trajneri i ri i Malishevës, ka njoftuar të mërkurën klubi nga Kosova qendërore.

"Pas dy vite e gjysmë trajneri Senad Alirifa e rimerr drejtimin e skuadrës në pozitën e kryetrajnerit.

Ai ishte kryetrajner i Malishevës plot tri vite. Nga Liga e dytë duke e kualifikuar në Ligën e parë. Në Ligën e parë pati suksese impresive duke e lënë skuadrën në krye të tabelës në sezonin pranveror dhe të përgatitur për Superligë.

Arritja e marrëveshjes me trajnerin Alirifa është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit po ashtu si në të kaluarën.

Trajnerit i urojmë mirëseardhje në klub dhe presim me padurim të punojmë me të në rrugëtimin tonë drejt Evropës", ka shkruar Malisheva.

Alirifa vjen te Malisheva në pozitën që deri para pak kohësh e mbante Bylbyl Sokoli. 

Pas shumë luahtjeve në edicionin e kaluar, megjithatë Malisheva ia doli të mbetet në Superligë.