22:11 / 21.06.2023
Gundogan gjithnjë e më afër Barcelonës
Uran Krasniqi / RTKLive
Kapiteni i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, është gati t`i bashkohet Barcelonës, bën të ditur agjencia e lajmeve PA.
Reprezentuesi gjerman, të cilit i përfundon kontrata këtë verë, tani duket se nuk ka gjasa të pajtohet me kushtet e fituesit e trefishtë të këtij edicioni.
City i kishte ofruar tridhjetë e dy vjeçarit një kontratë të re njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, por thuhet se Barça e ka paraqitur një ofertë më joshëse për futbollistin.
Gundogan qëkur është te City, nga viti 2016 kur la Borussia Dortmundin, ka luajtur 188 herë për skuadrën dhe ka realizuar dyzet e katër gola.























