22:31 / 21.06.2023
Juventus kompleton transferimin e Milik
Uran Krasniqi / RTKLive
Juventus ka kompletuar transferimin e sulmuesit polak Arkadiusz Milik nga Marseille duke arritur një marrëveshje trivjeçare për 6.3 milionë euro, ka njoftuar klubi i Serie A të mërkurën.
Milik, i cili i ishte bashkuar klubit francez në vitin 2021, kishte qenë i huazuar te skuadra italiane, e cila kishte një opsion për të blerë lojtarin në fund të sezonit.
“Juventus ka ushtruar të drejtën e opsionit për blerjen përfundimtare të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Arkadiusz Krystian Milik", ka bërë të ditur klubi italian.
Reprezentuesi polak ka bërë tridhjetë e nëntë paraqitje për Juventusin, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë një asistim.























