15:28 / 22.06.2023
Asllani drejt Premier League-s, e kërkon klubi i njohur anglez
F.Bytyqi/RTKLive
Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani duket se do të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij.
Pas Serie A, Premier League mund të jetë destinacionin i ardhshëm për Asllanin, i cili në sezonin e fundit kishte pak hapësirë në skuadrën e Simone Inzaghit.
20-vjeçari kërkohet nga klubi i njohur anglez, Brihgton. Trajneri Roberto De Zerbi ka shprehur simpatinë për futbollin e Kombëtares së Shqipërisë.
Asllani realizoi një gol fantastik me fanellën kuqezi ndaj Ishujve Faroe të cilën Shqipëria e fitoi me rezultat 1-3.























