18:30 / 22.06.2023
Tonali drejt Newcastles
Uran Krasniqi / RTKLive
Sandro Tonali pritet të bëhet lojtar i Newcastle United.
Sipas "The Athletic", Newcastle dhe Milan janë shumë afër finalizimit të marrëveshjes, ku Sandro Tonali do të lëvizë nga Iitalia drejt Anglisë për një shumë që kapë vlerën e 70 milionë eurove.
Njëzet e tre vjeçari italian konsiderohet lojtar kyç Milanit dhe trajneri i skuadrës angleze, Eddie Howe e do Sandro Tonalin në mesfushën e tij.
Newcastle në këtë edicion do të jetë pjesë edhe e Champions League.























