23:04 / 22.06.2023
Blerim Krasniqi lë Rumaninë dhe i bashkohet Dritës
Uran Krasniqi / RTKLive
Blerim Krasniqi është futbollisti më i ri i Dritës së Gjilanit. Klubi nga Gjilani ka njoftuar për marrëveshjen e arritur.
"Kemi knaqësin të ju prezantojmë sulmuesin tonë të ri Blerim Krasniqi nga Shqipëria.
Krasniqi do të jetë pika referente e sulmit i cili vjen nga një përvojë e gjatë në superligën shqiptare.
Blerimi ka qenë pjesë edhe e superligës së Kosovës dhe së fundmi ka qenë pjesë e ekipit CS Mioveni nga superliga e Rumanisë.
Lojtari ëdhtë pritur në zyrat e klubit nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi dhe marrëveshja është nënshkruar për periudhën dy vjeqare".
Krasniqi më herët ka qenë pjesë edhe e Gjilanit.























