11:46 / 23.06.2023
Liridon Fetahaj zyrtarisht i bashkohet Malishevës
F.Bytyqi/RTKLive
Sulmuesi Liridon Fetahaj edhe zyrtarisht është lojtar i Malishevës.
Fetahaj transferohet tek Malisheva nga Liria e Prizrenit.
Klubi i Malishevës, përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar transferimin e Fetahajt.
“Klubi njofton se ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e Liridon Fetahajt në Malishevë”, thuhet në njoftimin e Malishevës.
Kujtojmë se Fetahaj ka bërë karrierë edhe të FC Prishtina. Ai konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë në vendin tonë.























