Ermal Veliqi, përforcimi i radhës i Prishtinës
F.Bytyqi/RTKLive
FC Prishtina ka vazhduar me përforcimet e kësaj verë.
Mbrojtësi i Drenicës, Ermal Veliqi, është zyrtarizimi i radhës për kryeqytetasit.
FC Prishtina përmes një njoftimi, ka konfirmuar transferimin e Veliqit.
21-vjeçar ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Prishtinën ndërkohë që është prezantuar në ambientet e klubit nga drejtori sportiv, Driton Krasniqi.
Ermali tash e katër vite është pjesë e skuadrës së parë të Drenicës, kurse edicionin e fundit në Superligën e Kosovës i ka realizuar edhe dy gola dhe e ka bërë një asistim.
Ai shprehet i lumtur që i është bashkuar Prishtinës.
“Prishtina është klub i madh dhe me shumë traditë. Gjithmonë kam pasur dëshirë që të luaj për Prishtinën. Në këtë afat kalimtar kam pasur edhe shumë oferta të tjera, por atë të Prishtinës nuk mund ta refuzoja. Besoj se te Prishtina do të kaloj shumë mirë, ambienti duket pozitiv. Synimet me Prishtinën janë që të fitojmë trofe”, ka thënë Veliqi për faqen zyrtare të klubit prishtinas.























