13:20 / 23.06.2023
Ceballos rinovon me Real Madridin
F.Bytyqi/RTKLive
Dani Ceballos do të jetë pjesë e Real Madridit deri në verën e vitit 2027.
Real Madrid dhe Ceballos kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re të vlefshme edhe për tri vitet e ardhshme.
Mediet spanjolle raportojnë se “Real Madridi dhe Dani Ceballos kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2027”.
Ceballos, i cili ka zhvilluar 120 ndeshje me skuadrën ‘merenguese’. Ai me Realin ka fituar, dy Liga të Kampionëve, tri Kupa të Botës për Klube, dy Super Kupa Evropiane, një La Liga, një Kupë të Mbretit dhe dy Super Kupa të Spanjës.























