Barça pas Brozoviçit, kjo është oferta
BKT
Sport

Barça pas Brozoviçit, kjo është oferta

F.Bytyqi/RTKLive

Sipas mediumit spanjoll “Sport”, Barcelona është duke punuar për të siguruar shërbimet e Marcelo Brozoviç të Interit gjatë kësaj verë.

Katalonasit janë hedhur në sulm për kroatin të cilin e duan në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Barcelona tashmë ka nisur negociatat me klubin italian për transferimin e Brozoviç gjatë kësaj verë.

‘Blaugranat’ thuhet se ka bërë gati ofertën në vlerë 15 milionë euro për reprezentuesin kroat, i cili gjithashtu kërkohet edhe nga Arabia Saudite.

Kroati siç raportohet, është shumë i interesuar t’i bashkohet Barcelonës nëse arrihet marrëveshje mes skuadrës së Xavi Hernandezit dhe Interit.