14:06 / 24.06.2023
Wilson edhe një sezon me Sigal Prishtinën
F.Bytyqi/RTKLive
Basketbollisti amerikan, Derrick Wilson do të jetë pjesë e Sigal Prishtinës edhe për edicionin e ardhshëm.
Klubi prishtinas përmes në një njoftimi, ka konfirmuar se Wilson do të vesh fanellën e skuadrës ‘bardhekaltër’ edhe në sezonin e ri.
“Plejmejkeri më i mirë i sezonit të kaluar dhe njëri nga lojtarët më të mirë që kanë zbarkuar në Kosovë, fantastik në të dy repartet, i pëlqyer dhe i kërkuar nga të gjitha ekipet kosovare, ka vendosur të vazhdojë me ekipin më të trofeshëm shqiptar”, thuhet në njoftimin e kryeqytetasve.























