14:17 / 24.06.2023
Meriton Ismaili, blerja e dytë e kampionëve
F.Bytyqi/RTKLive
Pas transferimit të Jacob Calloway, KB Peja ka transferuar edhe Meriton Ismailin.
Kampionët në fuqi të Kosovës, tashmë janë duke ndërtuar skuadrën e tyre për edicionin e ri të garave.
KB Peja përmes një njoftimi, ka konfirmuar blerjen e ish-basketbollistit Ponte Prizren.
“Meriton Ismaili i bashkangjitet udhëtimit të KB Pejës në sezonin 2023/2024”, thuhet në njoftimin e KB Pejës.























