17:10 / 24.06.2023
Nuk ishte protagonist në suksesin e Cityt, Phillips afër Bayern Munich
F.Bytyqi/RTKLive
Pas fitimit të tripletës me Manchester Cityn, Kalvin Phillips raportohet se do të largohet nga ‘Etihad’.
Mesfushori anglez nuk ishte protagonist në suksesin e skuadrës së Pep Guardiolës, duke pasur pak hapësirë në sezonin që lamë prapa.
Phillips, sipas medieve britanike, gjatë kësaj verë, do të largohet nga Man City. Gjiganti gjerman, Bayern Munich është i interesuar për shërbimet e mesfushorit anglez.
‘Bavarezët’ thuhet se janë duke tentuar të transferojnë anglezin për të forcuar mesfushën për sezonin e ri të garave.
Megjithatë, Phillips-in e pret një sfidë e vështirë me kroatin e Chelsea-s, Mateo Kovaciç për një vend titullari, ky i fundit shumë shpejtë pritet t’i bashkohet kampionëve në fuqi të Gjermanisë.























