10:19 / 25.06.2023
‘Spurs’ vazhdojnë përpjekjet për asin e Leicester Cityt
F.Bytyqi/RTKLive
Tottenham po vazhdon përpjekjet për të blerë mesfushorin e Leicester City, James Maddison.
Maddison pritet që gjatë kësaj verë të bëhet me skuadër të re, por Premier League duket se sërish do të jetë e ardhmja e lojtarit.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton se ‘Spurs’ janë duke bërë përpjekjet të vazhdueshme që të blejnë asin e Leicester Cityt.
“Tottenham po përpiqet të blejë James Maddison. Ai mbetet objektivi kryesor i kësaj verë për ‘Spurs’, shkruan Romano.
Krerët e Tottenhamit mësohet se janë duke vazhduar negociatat me Leicester City-n për Maddison-in.
Madje, siç raportohet, negociatat po rrjedhin mirë dhe në javët vijuese, pritet të arrihet akordi mes dy palëve për transferimin e anglezit tek Tottenhami.























