10:55 / 25.06.2023
Brozoviç, objektiv i Xavit
F.Bytyqi/RTKLive
Kroati i Interit, Marcelo Brozoviç është në listën e trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez.
Strategu i katalonasve është në kërkim të zëvendësuesit të Sergi Busquets, dhe sipas medieve iberike, reprezentuesi kroat është dëshira e Xavit.
Brozoviç duket se gjatë kësaj verë, do ta mbyll aventurën tek Interi për të bërë hapin e radhës në karrierën e tij futbollistike.
Xavi është duke insistuar që të transferojë kroatin, i cili në tavolinë ka mega-ofertën nga Arabia Saudite.
Megjithatë, thuhet se Barcelona është duke bërë çmos që lojtarin të transferojë në ‘Camp Nou’.
Brozoviç nga Xavi shihet lojtar ideal për të zëvendësuar Busquets, ky i fundit tashmë është anëtar i klubi amerikan, Inter Miami.























