Arrihet marrëveshja, Gvardiol është i City-t
BKT
Sport

Arrihet marrëveshja, Gvardiol është i City-t

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi anglez, Manchester City raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin kroat të RB Leipzig, Josko Gvardiol.

Menaxheri i skuadrës që rrëmbeu tripletën, Pep Guardiola prej kohësh ka insistuar që ta ketë në skuadër kroatin.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Manchester City ka rënë dakord për kushtet personale me mbrojtësin kroat Josko Gvardiol.

Ai gjithashtu mendon se RB Leipzig do të përpiqet ta bëjë kroatin mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Gvardiol me performancën që ka shfaqur në sezonin e fundit me skuadrën gjermane dhe Kombëtaren e tij, ka ndezur interesimin e top-klubeve evropian, por lojtari thuhet se tashmë ka pranuar ofertën e Man Cityt.