Edhe Grezmann drejt Arabisë Saudite, i bashkohet Ronaldos
BKT
Sport

Edhe Grezmann drejt Arabisë Saudite, i bashkohet Ronaldos

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi francez Antoine Griezmann është një tjetër yll i futbollit evropian që mund të transferohet në Arabinë Saudite.

Klubi saudit, Al Nassr raportohet se po mendon transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Klubi arab është e gatshme t’ia paguajë Atletico Madridit klauzolën e lirimit në mënyrë që francezin të transferojë në Arabinë Saudite.

“Foot Mercato” shkruan se Griezmann mund të largohet nga Atletico këtë verë për çmimin 25 milionë euro.

32-vjeçar ishte i shkëlqyeshëm për Atletico në sezonin e kaluar, duke shënuar 15 gola dhe duke bërë 17 asistime.

Në rast se do të ndodh ky transferim, atëherë Griezmann do të ishte partner deal me Cristiano Ronaldon.