21:47 / 26.06.2023
Malisheva nuk vazhdon bashkëpunimin me Shillovën, Blakçorin e Tershanin
Uran Krasniqi / RTKLive
Alban Shillova, Armend Blakçori dhe Albin Tershani nuk do të jenë më pjesë e Malishevës. Klubi ka njoftuar të hënën për ndërprerjen e bashkëpunimit.
"FC Malisheva dhe lojtarët Alban Shillova, Armend Blakçori dhe Albin Tershani kanë ndërprerë bashkëpunimin pasi që lojtarëve iu ka përfunduar kontrata.
Faleminderit Alban, Armend dhe Albin për kontributin e dhënë për skuadrën dhe ju dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës", ka njoftuar klubi nga Kosova qendrore.
Malisheva edicionin e kaluar ka arritur që ta sigurojë mbetjen në Superligë.























