Rabiot zgjat kontratën me Juventusin
BKT
Sport

Rabiot zgjat kontratën me Juventusin

Uran Krasniqi / RTKLive

Pavarësisht se Juventus mund të mos paraqitet në Evropë gjatë edicionit të ardhshëm, Adrien Rabiot ka vendosur të qëndrojë në klub. 

Rabiot e ka zgjatur edhe për një vit qëndrimin te Juventus. Kjo pasi ai ka nënshkruar marrëveshje me klubin italian e cila e mbanë atë të lidhur deri në vitin 2024. Për kontratën e re ka njoftuar vetë klubi i Serie A të martën.

Francezi ka pasur një edicion të mirë me Juventusin, duke shënuar njëmbëdhjetë gola në të gjitha garat.

Ai gjithashtu kohëve të fundit ka pasur paraqitje të mira edhe për Kombëtaren franceze.