Tottenham konfirmon nënshkrimin me Vicario nga Empoli
BKT
Sport

Tottenham konfirmon nënshkrimin me Vicario nga Empoli

Uran Krasniqi/RTKLive

Tottenham ka përfunduar transferimin nga Empoli të portierit, Guglielmo Vicario.

Pas marrëveshjes me vlerë 16.4 milionë funte, italiani do të qëndrojë në Londër deri në vitin 2028 si dhe do ta veshë fanellën me numër trembëdhjetë. 

Njëzet e gjashtë vjeçari gjatë dy sezoneve të fundit ka bërë shtatëdhjetë e një paraqitje në të gjitha garat për Empolin, duke rënë në sy me tetë pritje të penalltive. 

Skuadra angleze ka qenë në kërkim të një portieri pasi kapitenit Hugo Lloris po i afrohet vitit të fundit të qëndrimit me "Spurs".