3.2 milionë euro për renovimin e stadiumit “Adem Jashari”
BKT
Sport

3.2 milionë euro për renovimin e stadiumit “Adem Jashari”

Qendresa Krelani | RTK

Qeveria e Kosovës ka ndarë 3.2 milionë euro për renovimin e Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Po ashtu, qeveria ka miratuar propozim-vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të këtij stadiumi, ku është kërkuar shpronësimi i pronave sipas tabelave.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se për realizimin e këtij projekti është e nevojshme që të kryhen procedurat e shpronësimit për të gjithë pronarët e pronave që kanë qenë të evidentuar.

Ky shpronësim, sipas ekzekutivit, prite të bëhet për përmirësimin e infrastrukturës sportive, ku nga kategoria e dytë ky stadium do të ngritet në kategorinë 4, sipas rregullores së UEFA-së me qëllim të plotësimit të kushteve dhe kritereve për zhvillimin e ndeshjeve në përputhshmëri me kornizën ligjore të UEFA-së dhe FIFA-së.