Arsenali e bind edhe Ajaxin, e kompleton marrëveshjen për Jurrien Timber
F.Bytyqi/RTKLive
Arsenal ka arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e mbrojtësit Jurrien Timber, se paku kështu raportojnë mediat holandeze.
Pasi zyrtarizuan Kai Havertz, dhe u pajtuan me West Hamin për nënshkrimin e Declan Rice, “Topçinjtë” kanë kompletuar edhe marrëveshjen për Timber.
“De Telegaaf” raporton se skuadra londeizne do të paguajë 42 milionë euro plus 5 milionë euro shtesa për shërbimet e holandezit.
Marrëveshja personale me lojtarin ishte arritur javë më parë, prandaj ka mbetur vetëm që Timber të udhëtojë për në Angli në ditët në vijim që të kompletojë testet mjekësore.
Pas Rice, kjo marrëveshje do ta vendosë Timber në top 10 transferimet më të shtrenjta të klubit, para legjendave si Alexis Sanchez, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, derisa prapa Mesut Ozilit, Gabriel Jesusit, Thomas Partey dhe Alexandre Lacazettes.























