10:11 / 30.06.2023
Milan arrin marrëveshje me Pulisic
F.Bytyqi/RTKLive
AC Milan raportohet se ka rënë dakord për kushtet personale me anësorin e Chelseat, Christian Pulisic.
Reprezentuesi i SHBA-së, duket se hapin e radhës në karrierën e tij futbollitsike, do ta bëj tek gjiganti italian.
Sipas medieve italiane, tashmë ‘Rossonerët’ kanë arritur marrëveshje me lojtarin, derisa Milanit i mbetet të arrijë marrëveshje edhe me Chelsea-n për transferimin lojtarit në ‘San Siro’.
Pulisic me londinezët ka kontratë edhe një vit, megjithatë, siç raportohet, amerikani brenda pak ditësh pritet të prezantohet tek Milani.























