Hajvalia në Ligën e Kampionëve ndeshet me Vllazninë
BKT
Sport

Hajvalia në Ligën e Kampionëve ndeshet me Vllazninë

Uran Krasniqi / RTKLive

Vllaznia e Shkodrës është rivalja e Hajvalisë në Ligën e Kampioneve në kategorinë e femrave.  

Shorti i Ligës së Kampioneve është hedhur të premten në Nyon të Zvicrës.

Valur e Islandës do të ndeshet me Fomget të Turqisë dhe pastaj dy fituesit do të nxjerrin emrin e skuadrës që do të vazhdojë në raundin e dytë.  

Dy ndeshjet e para zhvillohen më 6 shtator, ndërsa finalja më 9 shtator.