19:33 / 30.06.2023
Firmino pajtohet për të vazhduar në Arabinë Saudite
Uran Krasniqi/RTKLive
Reprezentuesi brazilian, Roberto Firmino ka rënë dakord të nënshkruajë me Al-Ahli në Arabinë saudite.
Ish-futbollisti i Liverpoolit është pajtuar për një marrëveshje trivjeçare.
Al-Ahli do t'i paguajë Firminos rreth 17 milionë funte në sezon.
Sipas Fabrizio Romano, një gazetar i njohur pë transferime, gjithçka që mungon janë testet mjekësore për të nënshkruar marrëveshjen.
Braziliani u largua nga Liverpool në fund të kontratës së tij.























