Shënohet 2 Korriku, Ditën e gazetarëve të Sportit
BKT
Sport

Shënohet 2 Korriku, Ditën e gazetarëve të Sportit

RTKlive

2 Korriku simbolizon unitetin e gazetarëve sportiv anembanë globit, e me këtë rast edhe komuniteti i gazetarëve sportive jo vetëm në Kosovë, por në mbarë botën, feston përvjetorin e saj.

“Përkundër sfidave të shumta që ka ky profesion, komuniteti ynë në Kosovë, ka shënuar ngritje të jashtëzakonshme. Marrë parasysh numrin e të rinjve që është gjithnjë në rritje që merren me gazetarinë sportive, por edhe numrin e madh të medieve që rëndësi të madhe i kushtojnë sportit. Inkurajuese është edhe rritja e numrit të gazetareve femra, që dëshmon vlerat tona të larta si shoqëri”:, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Gazetarëve Sportiv.

Sfidë siç thuhet, mbeten edhe më tutje infrastruktura e mirëfilltë për të përcjellë ngjarjet sportive, fenomeni “Fake News” liria e shprehjes etj.

“Jemi të bindur që me protencialin që kemi si komunitet, gazetaria sportive në Kosovë ka të ardhme të ndritur”, thuhet në njoftimin e SHGS-së.