De Gea mund të ribashkohet me Ronaldon te Al-Nassr
BKT
Sport

De Gea mund të ribashkohet me Ronaldon te Al-Nassr

Uran Krasniqi / RTKLive

David de Gea është në shënjestër të klubit të Pro Ligës Saudite, Al-Nassr.

Kontrata e portierit spanjoll me Manchester United ka përfunduar më 1 korrik dhe ai ende nuk ka rënë dakord për zgjatje me "Djajtë e Kuq", pavarësisht se fitoi çmimin "Doreza e Artë" në Premier League sezonin e kaluar, që do të thotë se ai tani është në dispozicion si lojtar i lirë. 

Skuadra e Erik ten Hag, sipas "Daily Mail", është duke kërkuar zëvendësuesin e De Geas, dhe në objektiv është poriteri i Feyenoordit, Justin Bijlow. 

Te Al-Nassr De Gea do të ribashkohej me bashkëlojtarin e tij te United, Cristiano Ronaldon.