Pablo Mari konfirmon largimin nga Arsenali
BKT
Sport

Pablo Mari konfirmon largimin nga Arsenali

Uran Krasniqi/RTKLive

Mbrojtësi i Arsenalit, Pablo Mari, ka konfirmuar se do të largohet nga skuadra pas një periudhe tri vjet e gjysmë.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për secilin nga tifozët për mbështetjen e tyre.

"Ka qenë një nder i jashtëzakonshëm të vesh fanellën e Arsenalit dhe të fitoj dy tituj me këtë klub. Arsenal do të kenë gjithmonë një vend në zemrën time. Faleminderit që më dhatë mundësinë të përfaqësoj këtë klub të madh dhe historik", ka shkruar futbollisti në Instagram. 

 Mari, i cili për Arsenalin nuk ka luajtur më shumë se trembëdhjetë ndeshje nuk ka qenë zgjedhje e trajnerit Mikel Arteta dhe së fundmi ishte huazuar fillimisht te Udinese e pastaj edhe tek Monza.