Forcat izraelite vazhdojnë operacionin në kampin Xhenin
Bardhyl Bajrami/ RTK
Forcat izraelite të Mbrojtjes po vazhdojnë operacionin në kampin Xhenin, në Bregun e okupuar Perëndimor.
Autoritetet palestineze kanë thënë se 10 persona janë vrarë, 100 janë lënduar ndërsa autoritetet izraelite kanë thënë se deri tani kanë ndaluar 120 persona ndërsa rreth 300 militant tjerë të armatosur vazhdojnë të fshihen në Xhenin. 10 persona janë vrarë ndërsa 100 janë plagosur, 20 nga të cilët rëndë, që nga fillimi i një operacioni të Izraelit në Bregun e okupuar Perëndimor ditën e hënë, kanë thënë autoritetet palestineze.
Një zyrtar nga Organizata Gjysëmhëna e Kuqe Palestineze ka thënë se kanë evakuuar rreth 3000 njerëz, përfshirë edhe të sëmurë dhe të moshuar në spital.
Familjet palestineze janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në kampin e refugjatëve Xhenin qëkur ushtria izraelite ka nisur një operacion në shkallë të gjerë të cilin e ka quajtur operacion të gjerë kundër terrorizmit ku I ka përfshirë edhe sulmet nga ajri dhe angazhimin e qindra trupave të forcave mbrojtëse.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë thënë se po e godasin infrastrukturën terroriste në zonën e Xheninit. Një zëdhënës I këtyre forcave ka thënë se deri tash kanë ndaluar 120 të dyshuar ndërsa besohet se rreth 300 militant tjerë të armatosur besojnë se ende po fshihen ende në Xhenin.
Një thirrje për grevë të përgjithshme është bërë në gjithë zonën ku shtrihet Autoriteti Palestinez në Bregun Perëndimor si kundërpërgjigje ndaj operacionit ushtarak në Xhenin. Dyqanet janë mbyllur, po ashtu edhe zyrat e administratës derisa shkollat dhe fakultetet tashmë janë të mbyllura për shkak të pushimit veror.























