14:26 / 04.07.2023
Melo: Sezoni i kaluar ishte i pafat, jam gati për sfidat e reja
F.Bytyqi/RTKLive
Arthur Melo, mesfushori i Juventusit, i cili u rikthye në Torino pas huazimit te Liverpool, në një intervistë për “Mundo Deportivo”, ka thënë se sezoni i kaluar ka qenë i pafat për të.
Melo thotë se tashmë ndihet mirë dhe i gatshëm për sfidat e reja. Ai thotë se ka mësuar shumë në skuadrën e Jurgen Klopp-it.
“Kam qenë i pafat sezonin e kaluar, por gjithçka ka mbaruar dhe ndihem shumë më mirë. Unë dua të kthehem në lojë”, ka thënë Melo.
“Kam kaluar momente të vështira në Liverpool, por Klopp dhe stafi i tij më ndihmuan. Mendoj se kam mësuar shumë. Tani dua të luajë dhe jam gati për lojë”, ka theksuar Melo.























