A do të shitet Bernardo Silva?
BKT
Sport

A do të shitet Bernardo Silva?

F.Bytyqi/RTKLive

Manchester City është duke u bërë pesimist lidhur me perspektivën që mesfushori Bernardo Silva të qëndrojë në "Etihad".

28-vjeçari është te kampioni i Anglisë që gjashtë sezone, ku fitoi 14 trofe duke shënuar 55 gola dhe 59 asistime në 306 paraqitje.

Portugezi ka edhe dy vite kontratë të mbetura, mirëpo thuhet se preferon të provojë një aventurë të re andaj ka informuar Man Cityn se dëshiron të largohet këtë verë.

Barcelona kishte shprehur interesim për transferimin e Silvas, mirëpo një marrëveshje vlerësohet si e "pamundur" shkaku i gjendjes financiare.

Kësisoj, PSG tani duket favorit me trajnerin e ri Luis Enrique, që e ka identifikuar portugezin si nënshkrimi ideal i verës për ta pasuar Lionel Messin.

Silva i ka dhënë prioritet qëndrimit në Evropë duke e refuzuar Arabinë Saudite prandaj edhe PSG mund të nis negociatat në javët në vijim.

Man City e vlerëson 28-vjeçarin në vlerën e 75 milionë funteve, karton të cilin PSG mund ta paguajë vetëm nëse shet disa mesfushorë ose Kylian Mbappen, e ardhmja e të cilit mbetet në dyshime.