Bakken Bears, kundërshtari i parë i Pejës në Ligën e Kampionëve
BKT
Sport

Bakken Bears, kundërshtari i parë i Pejës në Ligën e Kampionëve

F.Bytyqi/RTKLive

Kampioni i Kosovës në basketboll, Peja ka mësuar kundërshtarin për në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri të garave.

Në shortin e hedhur në Zvicër, klubi pejan u vu përballë ekipit danez Bakken Bears në kualifikimet e kësaj gare në basketboll.

Pejanët synojnë të kalojnë këtë rreth të garave në një sfidë që parashikohet të jetë interesante.

Peja është duke u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme me ambicie që të shkojë sa më lartë në Ligën e Kampionëve.