19:45 / 05.07.2023
Prishtina 01 njeh kundërshtarët në Evropë
Uran Krasniqi / RTKLive
KSC LubaWa (Poloni), Utleira Idrettslag (Norvegji) dhe Isbjorninn (Islandë) janë kundërshtarët e Prishtina 01 në fazën paraeliminatore të Futsal Champions League 2023/24.
UEFA ka hedhur sot shortin e fazës paraeliminatore të Futsal Champions League 2023/24, ku do të marrë pjesë edhe kampioni i Kosovës.
Prishtina 01 është shortuar në Grupin D, ku si kundërshtar do t’i ketë .
Ndeshjet e këtij raundi para-kualifikues do të zhvillohen nga data 22 deri në 27 gusht në Poloni.
Në këtë fazë do të marrin pjesë tridhjetë e dy skuadra.























