22:03 / 05.07.2023
Inigo Martinez i bashkohet Barcelonës
Barcelona ka njoftuar nënshkrimin e dytë të sezonit, pas Ilkay Gundogan.
Bëhet fjalë për Inigo Martínez, të cilit i ka përfunduar kontrata me Athletic Bilbaon.
Qendërmbrojtësi kishte rënë dakord t'i bashkohej gjigantëve katalanas muaj më parë, por Bilbao kishte refuzuar transferimin duke besuar se Martinez mund të bindej të rinovonte kontratën e tij.
Martinez sipas marrëveshjes tashmë është lojtar i Barçës deri më 30 qershor 2025 dhe skuadra e re ia ka vendosur klauzolën e lirimit në vlerë prej 400 milionë eurove.
Për pesë vite të qëndrimit në Bilbao Marinez ka zhvilluar 152 ndeshje ku ka shënuar gjashtë gola.























