Bayern Munich gati t’ia prish planet Liverpoolit për asin e Nice-s
BKT
Sport

Bayern Munich gati t’ia prish planet Liverpoolit për asin e Nice-s

F.Bytyqi/RTKLive

Bayern Munich është gati t’ia prish planet Liverpoolit për mesfushorin e Nices, Khephren Thuram.

Edhe pse “The Reds’ tashmë kanë siguruar transferuar Dominik Szoboszlai, megjithatë, klubi nga ‘Anfiled’ synon ta blejë edhe asin e Nices.

Sipas medieve britanike, krerët e Liverpoolit kanë kontaktuar agjentin e lojtarit për të diskutuar rreth mundësisë që Thuram t’i bashkohet skuadrës së Jurgen Klopp.

Megjithatë, siç raportohet, Liverpool po bën gare me Bayern Munich për transferimin e Thuram.

Nice thuhet se kërkon 60 milionë euro për Thuram, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të mirë tek francezët e Nice-s.