KIEV- Të paktën katër të vrarë nga sulmet me raketa në Lviv
atsh
Katër persona u vranë në një sulm me raketa në një zonë banimi në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, gjatë natës, deklaroi ministria e Brendshme.
Të paktën nëntë persona u plagosën, tha ministria në Telegram. Një operacion kërkimi dhe shpëtimi u zhvillua dhe shtatë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.
Më shumë se 60 persona thuhet se janë evakuuar nga shtëpitë e shkatërruara.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkroi në Telegram se do të kishte “padyshim një përgjigje” për atë që ai e quajti “një sulm nga terroristët rusë”.
Videot tregojnë shtëpi të dëmtuara rëndë dhe në disa raste pothuajse plotësisht të shkatërruara.
Kryetari i bashkisë së Lvivit, Andriy Sadovyi, e përshkroi atë si sulmin më serioz në infrastrukturën civile të Lvivit që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës më shumë se 16 muaj më parë.
Më shumë se 50 shtëpi janë shkatërruar, sipas raportimeve.
Lviv është gjithashtu shtëpia e shumë refugjatëve nga zonat e shkatërruara nga lufta në Ukrainën lindore. Deri në qershor, qyteti në perëndim të vendit kishte qëndruar relativisht i qetë.























