14:12 / 11.07.2023
Zelenskyi:Absurde nëse Ukraina nuk merr afatin kohor për anëtarësim në NATO
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Çështja e anëtarësimit të Ukrainës është në krye të axhendës gjatë samitit të NATO-s në Vilnius.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, përmes rrjetit social Twitter, u shpreh se do të ishte absurde nëse vendet e NATO-s nuk paraqesin një afat kohor për anëtarësimin e Ukrainës.
Sipas tij, NATO nuk duket as e gatshme të pranojë dhe as të ftojë Ukrainën si anëtare të saj.
"Kjo do të thotë se mbetet mundësia për të bërë pazare me anëtarësimin e Ukrainës në NATO në negociatat me Rusinë. Dhe për Rusinë, kjo ofron motivim për të vazhduar të kryejë terror”, ka shkruar Zelenskyi.
























