Reikjaviku vendndodhja më e re e shpërthimit vullkanik
BKT
Rajoni dhe Bota

Reikjaviku vendndodhja më e re e shpërthimit vullkanik

Hanife Osmani / RTK

Që nga 10 korriku në Reikjavik po përcillet një shpërthim i përmasave të mëdha vullkanike.

Rekjaviku, kryeqendra e Islandës u bë vendndodhja më e re e shpërthimit të jashtëzakonshëm vullkanik në vitet e fundit.

Sipas zyrës meterologjike shtetërore, shpërthimi u përcoll me një numër të tërmeteve përreth zonës, duke sinjalizuar kështu lëvizjen e magmës nga shpërthimi i menjëhershëm i  pritur.

Shpërthimet e mëhershme vullkanike në këtë zonë, kanë ndodhur në vitin 2021 dhe 2022, përderisa nuk kanë shpërfaqur ndonjë rrezik të dukshëm nga llava përcjellëse në ajër dhe tokë.

Mirëpo, të njëjtat nga pamjet magjepse kanë tërhequr një numër të konsiderueshëm vizitorësh.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota