Niinistö: Një moment i rëndësishëm për Finlandën dhe për NATO-n
BKT
Rajoni dhe Bota

Niinistö: Një moment i rëndësishëm për Finlandën dhe për NATO-n

Përgatiti: M.Miftari/RTKlive

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö, në takimin e NATO-s, në Vilnius, është shprehur se është i lumtur që i prin delegacionit të vendit të tij si aleat.

"Një moment i rëndësishëm për Finlandën, një moment i rëndësishëm për NATO-n. Jam i lumtur që drejtoj delegacionin finlandez në samit, për herë të parë si aleat," ka shkruar Niinistö në Twitter.

Udhëheqësit e vendeve të NATO-s janë aktualisht në një takim. 

Presidenti i Finalndës, me këtë rast ka publikuar në Twitter një foto të përbashkët të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota