Shtetet skandinave ndihmojnë Ukrainën në sferën e sigurisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Shtetet skandinave ndihmojnë Ukrainën në sferën e sigurisë

Përgatiti: M.Miftari/RTKlive

Suedia e Norvegjia kanë rritur ndihmën ndaj Ukrainës në sferën ushtarake. Kështu, dy marrëveshje të reja janë nënshkruar mes Suedisë dhe Ukrainës, që kanë të bëjnë me sigurinë, derisa Norvegjia ka dërguar dronë, si dhe materiale të sistemit të mbrojtjes ajrore.

Njëra nga marrëveshjet ka të bëjë me ndarjen e informacionit sekret ndërmjet vendeve.

Ndërsa marrëveshja e dytë i jep Ukrainës një rrugë të shpejtë për pajisjet e mbrojtjes.

Norvegjia dërgon dronë në Ukrainë

Mbështetja ushtarake e Norvegjisë për Ukrainën është rritur.

Bëhet e ditur nga mediet skandinave se 1000 dronë të tipit ‘Black Hornet’ do të dërgohen në Ukrainë.

Është dërguar edhe materiali për sistemin e mbrojtjes ajrore Nasams, i cili më parë është dhuruar nga Norvegjia.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota