Dukagjini fiton ndaj Europa Fc
BKT
Sport

Dukagjini fiton ndaj Europa Fc

Uran Krasniqi / RTKLive

Dukagjini e ka fituar episodin e parë të ndeshjes me Europa Fc, duke ia lehtësuar vetes punën për ndeshjen e dytë.

Rezultati i ndeshjes së parë në rrethin e parë kualifikues të Conference League është mbyllur me rezultat 2-1 për skuadrën nga Klina. 

Klinasit e kanë nisur më mirë ndeshjen. 

Skuadra kosovare ka kaluar në epërsi qysh në minutën e tridhjetë me golin e Shabanit. 

Minutat shtesë kanë folur për skuadrën nga Gjibraltari, ku edhe është realizuar goli i barazimit nga Vera.

Pjesa e dytë deri në minutat e fundit ka njohur disa raste, por rezultati ka mbetur i pandryshuar. Kur është krijuar përshtypja se çdo gjë pritet të sqarohet pas një jave, në minutën e pestë pas përfundimit të kohës së rregullt në skenë ka dalur Zulfiji, i cili ka shënuar për rezultatin 2-1.

Pas golit të dytë ndeshja ka zgjatur edhe më shumë se sa dhjetë minuta. 

Kjo është fitorja e dytë e klubeve kosovare në garat e kupave evropiane të zhvilluara këtë javë. Në kualifikueset e Champions League Ballkani ka mposhtur Ludogoretsin.   

Dukagjini dhe Europa Fc e mbyllin me nga një gol pjesën e parë

Dukagjini i Klinës nuk ka qenë në gjendje ta mbyllë me epërsi pjesën e parë të ndeshjes së rrethit të parë kualifikues të Conference League kundër Europa Fc .

Skuadra klinase ka ka gjetuyr avantazhin, por nuk e ka mbrojtur atë.

Ka qenë minuta e tridhjetë kur Bujar Shabani me një gjuajtje të fortë nga distanca ka shtangur portierin mysafir. 

Kur është dukur se pjesa e parë do të përfundojë me këtë rezultat, në skenë ka dalur Vera i cili ka shënuar për barazimin 1-1. 

Megjithatë deri në përfundim të ndeshjes është edhe një dyzet e pesë minutësh i plotë. 

Dukagjini-Europa Fc, formacionet

Dukagjini dhe Europa Fc ndeshen sonte në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Conference League. Tashmë janë postuar edhe formacionet zyrtare.No description available.