18:03 / 15.07.2023
Çekja Marketa Vondrousova fiton Wimbledonin
Uran Krasniqi / RTKLive
Marketa Vondrousova është fituese e Wimbledonit në kategorinë e femrave pasi në finale ka fituar nga Ons Jabeur.
Përballja e të shtunës ka përfunduar me rezultatin 2-0 (dy herë nga 6-4).
Çekja e filloi ndeshjen jo edhe aq mirë, por u përmirësua gjatë rrugës dhe në fund rezultoi fituese.
Garuesja tuniziane po përpiqej të hynte në histori si fituesja e parë afrikane e një gare të tillë.
Të dielën pritet të zhvillohet finalja e meshkujve mes Novak Djokovic dhe Carlos Alcaraz.























