18:33 / 15.07.2023
Liria përforcohet me portierin Arlis Shala
Uran Krasniqi / RTKLive
Skuadra e sapongritur në Superligë, Liria është përforcuar me portierin Arlis Shala. Njoftimi ka ardhur nga klubi prizrenas.
Pronari i klubit, Rahman Kiqe ka premtuar se edicionin e ri Liria do të jetë ekip konkurues.
"Po e kompletojmë skuadrën transfer pas transferi. Do të bëjmë një ekip konkurues. Javën që vjen pritet arritja e futbollistëve cilësorë që do ta bëjnë dallimin", ka thënë ai.
Futbollisti më i ri i Lirisë duke u shprehur i kënaqur me marrëveshjen ka thënë se shpreson që klubi t'i arrijë synimet.
"Jam i lumtur për marrëveshjen.Liria, është mundësi e mirë. Pres që krahas ngritjes profesionale, të arrijmë objektivat me klubin", ka thënë shtatëlarti Shala.























