Vapë në Maqedoninë e Veriut|Video
BKT
Rajoni dhe Bota

Vapë në Maqedoninë e Veriut|Video

Besnik Iseni /RTK Shkup

Në Maqedoninë e Veriut, temperaturat kanë shënuar rritje, duke bërë që shumë qytetarë me sëmundje kronike, të kërkojnë ndihmë mjekësore. Autoritetet rekomandojnë që nga ora 11:00 deri në 17:00, personat me probleme shëndetësore t’i evitojnë daljet.

Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut , qeveria në Shkup vazhdoi edhe për 10 ditë alarmin portokalli.

Mjekët e ndihmës së shpejtë dhe të reparteve të internistikës thonë se temperaturat e larta kanë shtuar edhe numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Mjekët rekomandojnë që në këto ditë të nxehta, personat me sëmundje kronike mos të dalin jashtë prej orës 11:00 deri në 17:00.

Edhe ekipet e zjarrfikësve janë vënë në gatishmëri të plotë dhe apelojnë qytetarët që të mos ndezin zjarre në natyrë.

Për shkak të motit të nxehtë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka rekomanduar lirimin nga detyrimet e punës të grupeve më të rrezikuara të popullsisë si: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç.

Inspektorati Shtetëror i Punës ka kryer 164 inspektime për respektimin e masave për mbrojtjen e qytetarëve nga temperaturat e larta, ndërsa 30 kompanive iu është ndaluar kryerja e veprimtarisë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota