Ballkani zbarkon në Bullgari, nesër sfida me Ludogorets
F.Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar) FC Ballkani ka zbarkuar në Varna të Bullgarisë.
Kampioni i Kosovës nesër mbrëma do luajë ndeshjen e kthimit ndaj Ludogorets, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë e cila u zhvillua në Prishtinë u mbyll 2:0 në favor të kampionit të Kosovës.
Ballkani niset drejt Bullgarisë, nesër dueli kthyes me Ludogorets
FC Ballkani sot në mëngjes është nisur drejt Bullgarisë, ku nesër mbrëma do të përballet me Ludogorets.

Ludogorets dhe kampioni i Kosovës, do të ballafaqohen në sfidën kthyese kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Ilir Dajës një javë më parë mposhti kampionin e Bullgarisë (2-0), në “Fadil Vokrri”.
Ballkani është përgatitur maksimalisht që edhe nesër në duelin kthyes kundër skuadrës bullgare të bëjë paraqitje të mirë në mënyrë që të sigurojë kalimin në rrethin e dytë të kualifikues të ‘Championsit’.
FC Ballkani përmes një njoftimi, ka konfirmuar së skuadra nga Suhareka, është nisur drejt Bullgarisë.
“Skuadra niset drejt Bullgarisë, për aktin e dytë të përballjes kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndaj Ludogorets. Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.
Ndeshja Ludogorets-Ballkani fillon në orën 20:00.























