Vapë ekstreme në Evropë, temperaturat deri në 46 gradë Celsius
BKT
Rajoni dhe Bota

Vapë ekstreme në Evropë, temperaturat deri në 46 gradë Celsius

D. Ramabaja /RTK

Temperaturat e larta pritet të arrijnë kulmin sot, ndërsa valët e të nxehtit në Evropë vazhdojnë të shkaktojnë probleme.

Vala e të nxehtit po vazhdon në Evropën jugore, ndërsa temperaturat në Mesdheun qendror pritet të arrijnë sot kulmin.

Ishulli italian i Sardenjës pritet të arrijë një temperaturë maksimale prej 46 gradë Celsius këtë pasdite. Ka paralajmërime se nxehtësia ekstreme mund të vazhdojë edhe për 10 ditë të tjera në disa pjesë të Italisë.

Spanja është përballur gjithashtu me valë të njëpasnjëshme të të nxehtit, me temperaturat që dje arritën në 44 C në jug të vendit.

Si pasojë e temperatuarve të larta ka pasur zjarre në ishullin spanjoll La Palma, në alpet zvicerane ndërsa vala e nxehtë ka prekur edhe Greqinë kontinentale.

Ndërkohë, në SHBA, në mesnatën e kaluar, temperatura në një stacion meteorologjik në Luginën e Vdekjes në Arizona ka qenë 49 C.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota