Aston Villa, gati ofertën e dytë për Diaby, edhe Felix alternative
BKT
Sport

Aston Villa, gati ofertën e dytë për Diaby, edhe Felix alternative

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi i njohur i Premier League, Aston Villa, raportohet se po përgatitet për një tjetër ofertë për sulmuesin e Bayer Leverkusen, Moussa Diaby.

Sulmuesi francez është synimi kryesor i verës për menaxherin i Villas, Unai Emery.

Sipas medieve britanike, Leverkusen është i gatshëm të shesë Diaby për një shumë prej rreth 50 milionë euro.

Ndërkaq, oferta e parë e Aston Villas për Diaby ishte 39 milionë euro, por siç raportohet, skuadra angleze nëse dëshiron ta blejë lojtarin duhet të rrisë ofertën.

Ndryshe, thuhet se Aston Villa është duke e monitoruar edhe sulmuesin e Atletico Madrid, Joao Felix, në rast se dështon transferimi i Diaby, edhe pse portugezi preferon të luajë në një skuadër që është pjesë e Ligës së Kampionëve.