Champions League: “San Siro”, kandidat për finalen e 2026 ose 2027
BKT
Sport

Champions League: “San Siro”, kandidat për finalen e 2026 ose 2027

RTSH

Milano mund të presë finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2026 ose 2027. Këtë e bëri të ditur kryebashkiaku Giuseppe Sala.

“Më duhet të them që pas finales fatkeqe të Stambollit për ngjyrat e mia, por emocionuese sepse rishikova edhe një herë se çfarë do të thotë për një qytet të presë finalen e Champions League, kur presidenti i FGCI Gabriele Gravina më telefonoi për të më pyetur nëse ishim të interesuar të presim ‘San Siro’ finalen e Champions League, padyshim u hodha nga gëzimi”, tha Sala.

“Duke qenë se janë dy kandidatë, ne dhe Budapesti, për dy vitet 2026 dhe 2027, një nga dy vitet duhet të jetë. Padyshim që i thashë Gravinës që në 2027 nuk do të jem më kryetar bashkie, kështu që më mirë ta sjellim në shtëpi për vitin 2026. Shpresoj që Gravina t'ia dalë dhe llogaris shumë për 2026, nëse është 2027 përsëri do të jetë mirë për Milanon”.

Jo më pak se nëntë shoqata kombëtare kanë shprehur interesin e tyre për të pritur finalet e garave të klubeve të UEFA-s në 2026 dhe 2027.

Nga këto, vetëm dy kanë aplikuar për finalen e Ligës së Kampionëve: Hungaria (Budapest-Puscas Arena) dhe Italia (Stadiumi San Siro ).

Afati maksimal për dorëzimin e propozimit ishte 17 korriku 2023 dhe UEFA do të japë përgjigje në maj 2024.