Verratti në Atletico Madrid?
BKT
Sport

Verratti në Atletico Madrid?

F.Bytyqi/RTKLive

Pasi ka shijuar emocionet e futbollit italian dhe francez, Marco Verratti duket se do të përjetojë emocionet e La Liga-s spanjolle.

Atletico Madrid sipas “L’Equipe” është e interesuar për mesfushorin e PSG-së. Menaxheri i Atletico, Diego Simeone është një admirues i madh i reprezentuesit italian, të cilin e do në skuadër për sezonin e ri.

Atletico tashmë ka nënshkruar me Javi Galan, Caglar Soyuncu, Cesar Azpilicueta dhe Santiago Mourino, dhe Verratti thuhet se mund të jetë përforcimi i radhës për skuadrën madrilene.

Krerët e PSG-së, siç raportohet, kanë nisur negociatat me PSG-n për transferimin e mundshëm të italianit gjatë kësaj verë në Madrid.

Kartoni i lojtarit kap shifrën 80 milionë euro.