Kosova mposht Zvicrën
BKT
Sport

Kosova mposht Zvicrën

Uran Krasniqi / RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka triumfuar kundër Zvicrës.

Ndeshja e zhvilluar të mërkurën është mbyllur me rezultat 76:49. 

Çereku i parë ka qenë më i barazpeshuar, ndërsa në tre të tjerët Kosova ka qenë më e mirë. 

Më i dalluari te Kosova ishte kapiteni Dardan Berisha me 20 pikë, i ndjekur nga Dominic Artis që debutoi me 19 sosh, kurse te Zvicra vetëm Toni Rocak me 12 pikë.

Ndeshja ka qenë në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025. 

Kosova për herë të parë sonte ka luajtur në Prizren, ndërsa javën e ardhshme më 26 korrik do të luaj si mysafir në Danimarkë dhe më 29 korrik prapë kundër Zvicrës. 
Ndeshja e fundit do të jetë më 5 gusht ndaj Danimarkës. Vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.